Në studion e Top Story, deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj iu përgjigj ministrit Ulsi Manja, i cili arsyetoi se pse janë rrëzuar kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.
Xhaferaj tha se opozita kërkon ngritjen e komisione hetimore, që sipas tij do ‘çmontonin skandalet e brendshme të Partisë Socialiste’. Sipas tij, ky ishte rasti i parë që opozita u mbështet nga ndërkombëtarët që pas marrëdhënieve të ngrira me shpalljen non grata të Berishës.
“Unë e kuptoj pozitën e vështirë të ministrit. Brenda gardhit të maxhorancës ndodhin vetëm skandale. Një nga arsye pse nuk janë miratuar, se lidheshin me çmontim skandalesh. Që nga koha që Berisha u shpall non grata opozita ishte e ngrirë në marrëdhënie me ndërkombëtarët, por këtë herë përmenden në favor. Të vrasësh transparencën është skandaloze. Ne bëmë kërkesën për komisione hetimore, këta thanë do ndryshojmë ligjin. Edhe në grupin e PD, e kam thënë dhe rithem, ne ta bëjmë kërkesën, pro ministri nuk mund të thotë që çështja e portit të Durrësit nuk është çështje që nuk duhet të kundërshtohet. Në mënyrë të padiskutueshme, mund të ndryshohet objekti po këta i rrëzuan në bllok, por megjithëse ne ishin në raport të vështirë ndërkombëtar, është i rasti i parë që faktori ndërkombëtar mbështet opozitën. Këta duan të hetojnë vetëm çfarë duan këta.”
Top Channel