“Kush je ti”/ Gazment Bardhi hedh xhaketën dhe “lëshohet” drejt Ramës, Asllan Dogjani merr librin e rregullores dhe… (VIDEO)

05/02/2024 18:05

Dy incidente kanë shoqëruar seancën e sotme plenare, e mbajtur mes kaosit opozitar për të diskutuar mbi problemet e zgjedhësve.

Ndërsa deputetët e përjashtuar demokratë vazhdonin përplasjen me Gardën e Republikës te dera e Kuvendit, Gazment Bardhi, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka kanë çarë kordonin dhe kanë arritur të afrohen tek foltorja ku po mbanin fjalën deputetët e maxhorancës.

Me të hyrë në sallë Bardhi i është drejtuar foltores dhe ulëseve të qeverisë, duke hedhur tutje xhaketën dhe bërtitur në drejtim të kryeministrit Rama “kush je ti?!”. Menjëherë kanë ndërhyrë gardistët, të cilët u bënë gardh tek foltorja për të mos t’i lejuar ata të kalonin.

Përballë një situatë të tillë, pasi i akuzuan disa herë socialistët për provokim, Asllan Dogjani ka rrëmbyer librin e rregullores dhe ka qëlluar me të në ajër në drejtim të kryeministrit Rama.

Top Channel