Emigrantët sulmojnë seksualisht minorenen në Itali, rrahin të dashurin në Katania të Siçilisë (fotot)

05/02/2024 16:58

Një minorene italiane është tërhequr me forcë në një tualet publik dhe përdhunuar para të dashurit të saj nga një grup emigrantësh ilegalë në fillim te muajit në Siçili.

Vajza rreth 14 vjeçare u sulmua në parkun Villa Bellini në Katania, pasditen e 30 janarit, teksa ecte me të dashurin e saj, raportojnë mediat vendase, shkruan Daily Mail.

Shtatë emigrantë janë të dyshuar për ngjarjen e rëndë – tre prej të cilëve minorenë – të cilët kanë ardhur ilegalisht në Itali nga fundi vitit 2021 deri në mars. Të dyshuarit besohet se janë nga Egjipti me moshë nga 15 deri në 19 vjeç, shkruan rrjeti vendas La Repubblica.

“Dy prej tyre më mbanin mua dhe dy mbanin të dashurin tim. Ata na futën në tualetin publik të parkut, nuk kishte njeri aty në atë kohë”, tha viktima e sulmit duke shtuar se ishte përdhunuar prej dy prej sulmuesve.

Ajo shtonte se tentonte të çlirohej ashti si dhe i dashuri i saj, por nuk arrinin të mundnin shtatë adoleshentët.

Pas përdhunimit ata ishin larguar dhe thërritën autoritetet që arrestuan grupin brenda 24 orëve.

Viktima identifikoi autorët ashtu si dhe i dashuri i saj që identifikoi pjesën e mbetur të sulmuesve.

Prokuroria tha se katër të rritur janë mes të arrestuarve.

Kryeministrja Giorgia Meloni, e cila ka ardhur në pushtet me premtime ‘të ndalojë valën e refugjatëve nga brigjet e Afrikës veriore’, tha dje se ishte “e shokuar” nga sulmi në Katania”. Ajo shprehu simpati për viktimat dhe premtoi se “do të bëjë drejtësi”. /DailyMail/

FOTO GALERI
1/3
Një minorene italiane është tërhqur me forcë në një tualet publik dhe përdhunuar para të dashurit të saj nga një grup emigrantësh ilegalë në fillim te muajit në Siçili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA