Debat në “Top Story”/ Rakipllari: Maxhorancës i intereson situata që ndodhi sot në Kuvend! Manja: Nuk kemi pse…

05/02/2024 21:49

Robert Rakipllari: Ky është një debat i gjatë ka tre muaj që flitet për Komisionet Hetimore. Është skandaloze që maxhoranca nuk lejon Komisionet Hetimore. Parlamenti opozita është aty si pakicë me të drejtë absolute. E ka thënë kushtetuesja. Kur keni qenë ju në opozitë keni ngritur komisione sa ju ka dashur qejfi.

Po flas nga e drejta dhe se si për çfarë është opozita në parlament e drejta për të ngritur një Komision Hetimor. Është e detyruar ta pranosh. Ti thua që nuk e dua dhe e hedh poshtë. Kjo është një e drejtë e opozitës kjo është skandaloze që maxhoranca nuk e lejon të ngre Komision Hetimor.

Duke nisur nga sot, problemi është që opozita është që asnjë opozitë në botë nuk i ka këto të drejtë të siguruara dhe e marin me forcë. Nuk u lejuan as deputetët e papërjashtuar të hynin. Kjo tregon se ju jeni të interesuar për këtë rrugë radikale që keni zgjedhur.

Grida Duma: Ju po thoni që është kurth?

Robert Rakipllari: Absolutisht! Kjo mënyrë nuk pëlqehen nga publiku. Provokuan edhe pak ata protestues që ishin jashtë. Treguan që opozita është e përçarë, e të tjerë. Kjo është ajo. Ishe protestë modeste.

Ulsi Manja: Po ne pse na intereson? Se nuk kemi numrat ne?

Robert Rakipllari: Ju intereson për të rrëzuar të drejtën për të ngritur Komisione Hetimore.

Ulsi Manja: Kjo gjë nuk e ekziston në këtë moment. Po pse duhet ti bëjmë ne këto.

Grida Duma: Sipas Rakipllarit kjo redukton çdo ditë e më tepër numrin e opozitës.

Ulsi Manja: Ata e kanë reduktuan vetë vetën. Kauzat bëhen në parlament. Nuk do opozita komisione hetimore pa merak.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA