Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi trupat ukrainase në vijën e frontit në juglindje të vendit, dhe shpërndau disa medalje.
Vizita e tij u bë në një kohë spekulimesh se shefi i famshëm i ushtrisë ukrainase mund të shkarkohet.
“Kam nderin të jem këtu sot, për t’i mbështetur luftëtarët dhe për t’i shpërblyer ata. Ata përballen me mision të vështirë dhe kritik për ta zmbrapsur armikun dhe për ta mbrojtur Ukrainën”, tha Zelensky në një komunikatë, pasi e vizitoi rajonin e Zaporizhjas.
Presidenca ukrainase tha se Zelensky i vizitoi pozicionet ushtarake ukrainase në afërsi të fshatit Robotine, i cili ndodhet pothuajse në vijën e frontit.
Pjesa juglindore e Robotines u çlirua në fund të gushtit gjatë kundërofensivës ukrainase kundër forcave ruse.
Sipas Reuters, Qeveria ukrainase e kishte njoftuar Shtëpinë e Bardhë të premten se po planifikon ta shkarkojë komandantin kryesore të ushtrisë, i cili është udhëheqës i luftës kundër forcave pushtuese ruse.
Dyshimet për shkarkimin e Zaluzhny, i cili ka pasur mospajtime me Zelenskyn për një sërë çështjesh, pasojnë pas kundërofensivës ukrainase të vitit të kaluar, e cila dështoi ta çlirojë shumicën e territorit të pushtuar nga Rusia.
I njohur si “gjenerali i hekurt”, Zaluzhny është tejet i popullarizuar.
Top Channel