Manchester United bind ndaj West Ham në takimin e javës së 23-të të Premier League, duke triumfuar me rezultatin 3-0.
Skuadra e “Djajve të Kuq” zhbllokoi takimin në minutën e 23’ me golin e realizuar nga Hojlund dhe e mbylli me rezultatin 1-0 pjesën e parë.
Ndërsa në minutën e 49’ rrugën drejt rrjetës e gjet Garnacho, i cili i dhuroi siguri ekipit të Ten Hag.
Goli i fundit i këtij takimi u realizua po nga Garnacho, që shënoi në minutën e 84’ dhe vulosi ndeshjen.
Pas javës së 23-të, United renditet në vend të gjashtë me 38 pikë, teksa West Ham në vend të shtatë me 36 pikë.
Ndërkohë Chelsea bie në shtëpi ndaj Wolves, në takimin që u mbyll me rezultatin 2-4.
Ishin vendasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Palmer që zhbllokoi sfidën në minutën e 19’.
Megjithatë Wolves barazuan shpejt, falë golit të realizuar nga Cunha në minutën e 22’.
Pjesa e parë u mbyll me një autogol të Disasi në minutën e 43’, i cili u dha miqve avantazhin.
Ndërsa në minutën e 63’ Cunha realizoi golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal.
Ai nuk u ndal me aq, pasi Wolves fituan penallti, të cilën e mori përsipër ta ekzekutojë Cunha dhe e bëri më së miri në minutën e 82’.
Sfida u vulos në minutën e 86’, kur Silva shënoi golin e dytë për Chelsea-n, por pa mundur të ndikonte në rezultat.
Pas kësaj jave, Chelsea renditet në vend të 11-të me 31 pikë, teksa Wolves e parakalon dhe ngjitet në vend të dhjetë me 32 pikë.
Bournemouth-Nottingham Forest ndanë pikët në javën e 23-të me sfidën që u mbyll me barazimin 1-1.
Të parët që gjetën rrugën drejt rrjetës ishin vendasit, me golin e realizuar nga Kluivert në minutën e 5’.
Teksa miqtë barazuan në minutën e 45’ me Hudson-Odoi, i cili njëkohësisht vulosi këtë takim.
Në minutën e 84’ vendasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Billing u ndëshkua me karton të kuq.
Pas kësaj përballjeje, Bournemouth renditet në vend të 12-të me 27 pikë, teksa Nottingham në vend të 16-të me 21 pikë.
Top Channel