Rrëfimi prekës i moderatorit: Pas tetë vitesh motra ime nuk më njohu

04/02/2024 10:38

Alban Musa i ftuar në “S’e Luan Topi”, në Top Channel, ka rrëfyer edhe për marrëdhënien që ka me motrën e tij.

Ajo e ka rritur Albanin, madje thekson se kur ka qenë i vogël, ishte motra që edhe studionte dhe e lëkundte në djep. Më pas ajo iku në Angli dhe për 7-8 vjet nuk janë parë, as nuk kanë folur. Albani emocionohet kur tregon se motra e tij nuk e ka njohur, në një foto që i kishin dërguar në Angli, e kjo për shkakun se ai ishte rritur dhe kishte ndryshuar shumë.

Erjola Rusi: E mban mend ritakimin tuaj pas aq shumë vitesh?

Alban Musa: Kisha 8 vite pa e parë, edhe mami nuk e kishte parë sepse atëherë nuk kishte këto telefonat dhe kamerat. Kishim vetëm një telefon me mulli siç ka qenë dikur dhe ka qenë shumë emocionues rikthimi i saj. Më kujtohet që kur i kanë çuar një foto timen pas disa vitesh dhe nuk më ka njohur, sepse unë isha rritur, kisha ndryshuar shumë. Isha burrëruar dhe nuk më ka njohur. Është një njeri shumë i rëndësishëm për mua. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA