Çdo kompani, veçanërisht ato të mëdhatë, kanë në përbërjen e tyre individë që u përkasin katër brezave të ndryshëm, që ndërveprojnë apo dhe përplasen për shkak të mentaliteteve, gjatë një procesi pune.

“Kemi Boomers lindur deri ne ’69. Kemi Gjeneratën X (’70-’80), Milenialët (’85-’98). Kemi edhe Gjeneratën Z (’99-në vazhdim). Tipologjia e Boomers janë të organizuar, preferojnë takime fizike, orare fikse të punës, orare 8-4 apo 9-5. Gjenerata X janë të dedikuar për të punuar, punonjës edhe overtime, kanë pasiguri në vetet vete dhe zakonisht kërkojmë afirmim nga shefat sa i përket punës së tyre. Gjenerata Z duan të sfidojnë oraret klasikë, kërkojnë hapësira për të punuar nga shtëpia, jo  vetëm të ndihen vazhdimisht të mbikqyërur apo nën presionin që shefat do të vlerësojnë punën e tyre”, tha Lutjona Lule, eksperte punësimi dhe për çështjet e rinisë.

Cilat janë pasojat që vijnë nga këto keqkuptime?

“Lëvizja e shpeshtë e stafit është pasoja kryesore. E dyta është largimi i të rinjve nga Shqipëria, ku është krijuar edhe perceptimi që në tregun europian ata do të gjejnë këtë kulturë, fleksibiliteti nga punëdhënësi apo largimi drejt vendeve skandinave, ku janë bërë 4 ditë pune”, u shpreh Lule.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA