Pamje nga punimet në rrugën e re Berat-Ballaban, Rama: Ky investim do ndikojë në ekonominë dhe turizimin

04/02/2024 08:15

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamjet nga ndërtimi i rrugës së re Berat-Ballaban.

Sipas Ramës punimet po vazhdojnë çdo ditë për të çuar para një investim infrastrukturor që çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik.

“Mirëmëngjesi dhe me pamjet e rrugës së re Berat-Ballaban ku puna po vazhdon çdo ditë për të çuar përpara një investim infrastrukturor që çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për bashkitë e qarqeve Gjirokastër dhe Berat, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA