Edicioni i 15-të i Kupës së Shqipërisë për vajza ka arritur tashmë në aktin final, teksa janë zbuluar edhe dy finalistet e këtij kompeticioni.
Partizani dhe Apolonia janë dy skuadrat që siguruan finalen e madhe të këtij edicioni pas takimeve gjysmëfinale që u u luajtën këtë të diel, me fieraket që mposhtën Gramshin dhe Partizanin që edhe pse u mund nga Tirana, kaloi në finale falë fitores 4-0 në takimin e parë.
Apolonia udhëtoi drejt Gramshit duke luajtur një ndeshje formale, pasi fieraket kishin fituar takimin e parë me shifrat e thella 11-0. Sakaq, në ndeshjen e kthimit të zhvilluar ditën e sotme, Apolonia ia doli të triumfojë sërish me rezultatin 0-5 duke siguruar kështu finalen e madhe ku do të përballet me Partizanin.
Të kuqet u mposhtën me rezultatin 1-0 nga Tirana në takimin e zhvilluar ditën e sotme në kompleksin ‘Skënder Halili’, e megjithatë kaluan për herë të parë në histori finalen e Kupës së Shqipërisë për vajza pas fitores së siguruar në takimin e parë gjysmëfinal, ku të kuqet triumfuan me rezultatin 4-0.
Kësisoj, finalja e madhe do të luhet mes Apolonisë dhe Partizanin, me dy skuadrat që përballen për herë të parë në finalen e këtij kompeticioni. Departamenti i Garave në FSHF do të vendosë në javët në vijim edhe datën e vendin se ku do të luhet kjo finale emocionuese mes Apolonisë e Partizanit.
Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për vajza
27.02.2024 Apolonia – Gramshi 12-0/ 05.02.2024 Gramshi – Apolonia 0-5
28.02.2024 Partizani – Tirana 4-0/ 05.02.2024 Tirana – Partizani 1-0
Top Channel