Kreu i konservatorëve, Kujtim Gjuzi ka ardhur më liberal në mendime këtë të martë në rubrikën “Trotuar”, të “E Diell”, ku është vendosur përballë Dario Dokës për të diskutuar për një çështje tepër sensitive sikurse ajo e martesave gay dhe përfaqësimi i tyre në politikë.
I ngacmuar nga Manushi për mendimet më pak radikale sesa në të shkuarën, Gjuzi është përgjigjur që ‘nëse bën 2 hapa para, duhet bërë edhe një hap pas”.
Manushi: Kujtim, është e vërtetë që konservatorët kanë bërë një reflektim dhe nuk janë më aq homofob sa ne i mendonim?
Gjuzi: Nëse në një pasqyrë të mbulojnë me puthje dhe buzëkuq, kush do të ishte ai që nuk do të ndikohej, por kjo nuk do të thotë se ne nuk i duam ata që mendojnë apo bëjnë veprime krejt ndryshe. Të gjithë jemi human, secili bën zgjedhjen e tij.
Manushi: A pra, paske bërë një hap pas sepse si konservator që je ke qenë pak më radikal në mendimet e tua?
Gjuzi: Po tani çfarë të them unë. Një diktator thoshte ‘nëse bën 2 hapa para, bëj një hap pas”.
Në debatin me make up artistin Dario Doka, Gjuzi i ka drejtuar këtij të fundit disa pyetje pikante, si dhe e ka nxitur të aktivizohet në politikë sa i përket përfaqësimit të komunitetit të LGBT-së në parlament. Sipas Gjuzit, janë 4 kuota që nuk janë zënë akoma edhe pse në Kuvend ka persona të orjentuar seksualisht nga seksi i njëjtë, por që nuk janë deklaruar.
Gjuzi: Ju jeni i vetëdeklaruar anëtar i shoqatës.
Dario: Unë nuk e mbaj veten për anëtar. Unë jam Dario Doka.
Gjuzi: Në momentin që ju jeni deklaruar, unë nuk kam asnjë obsesion kundër jush. Por tjetra, me atë përqindje që pretendon grupi që ju mbështesni se jeni, keni 3 vende në parlament. Atje janë 11, që do të thotë se vetëm një ka dalë në një moment të hapur dhe janë 10 të tjerë që nuk deklarohen. Në deklarimin e pasurisë, në deklarimin i martuar “po ose jo” unë jam kundër kësaj. Nëse dikush deklarohet si ju, unë them se nuk mund të jesh pjesë e Partisë Konservatore sepse nuk ta lejon doktrina, por mund të shkosh në parlament. Pse nuk shkon në parlament?
Dario: Nëse unë jam i zoti për të shkuar në parlament shkoj, nuk ka lidhje të jesh gay, lesbige etj. Unë shkoj nëse jam i zoti dhe e meritoj atë vend.
Gjuzi: Pra, sipas teje të gjitha zonjat që në bazë të kuotave sipas ligjit duhet të jenë 50 me 50 në Këshillin bashkiak dhe 1/3 në parlament, si janë të gjitha të zonjat ato?
Dario: Unë po flas për pjesën që ti the se një gay ka një vend në parlament.
Gjuzi: E di çfarë thotë Churchill? Nga mosha 18-vjeç deri në moshën e Krishtit, 33-vjeç mund të jesh liberal, superliberal, por ditën që mendon se duhet të kesh një familje mbaron liberaliteti. Te unë nuk ka ndodhur kjo sepse jam martuar i ri, 24-vjeç. Pyetja për ty është: Kur do të martohesh?
Dario: Mendoj se nuk ka lidhje. Unë nuk dua të martohem…
Gjuzi: Pra ti thua që edhe mund të martohesh me të njëjtin seks?!
Darion: Jo…
Gjuzi: Pse bën deklarata të tilla në mbështetje të grupit?
Dario: Unë e kam më mirë që të qëndrojë vetëm sepse ndoshta nuk do ta gjej dot kurrë dikë që të kërkojë aq shumë nga vetja. Ndoshta për letra po, por për dashuri jo.
Gjuzi: A pra, për interes.
Dario: Dashuria vetë është interes.
Gjuzi: Domethënë ti do të financohesh underground? Sepse të gjithë ata deputetët që janë në parlament, nuk e di por antropologët thonë që kanë një problem.
Dario: Çfarë problemi?
Gjuzi: Nuk e di, nuk i njoh por ata duhet të deklarohen njëlloj si ju. Prandaj po të them që e ke vendin bosh, 3-4 deputetë.
Top Channel