“Babi, nuk kam vullnet për të jetuar”, Arta Kabashi rrëfen jetën e saj të vështirë: S’kemi pas çfarë të hamë…

04/02/2024 01:05

Arta Kabashi ka rrëfyer jetën e saj të vështirë, mes luftës në Kosovë, gjendjen e keqe financiare të familjes së saj, largimin nga karriera, sëmundjen e babait dhe lidhjen e saj të ngushtë me motrën, Anën.

Linja e jetës e Arta Kabashit

Jam pjesë e një familje të madhe. Kam pas kujtime të këqija, sepse në 99’ patën filluar protestat. Protestuesit kanë ik prej rrugëve prej ushtrisë serbe dhe jemi fshehu në shtëpiat tona. Kujtimi më i trishtë kur një protestues ka hyrë në shtëpi te ne për t’u fshehur dhe ishte rrahur nga policia me shkop. Vëllai im e ka pasur këmbën e thyer dhe ishte i shtrirë në krevat. Kur kanë hyrë ushtria ka qenë një tmerr.

Ka pas momente kur s’kemi pas ça të hamë për darkë. Jemi detyruar unë dhe Ana të ecim në këmbë, si gjjthë familjet e tjera, mos të ndaheshim nga një tjetri, mos e marrin një çikë të re, mos e dhunojnë ose vrasin. Kur kemi marrë vesh që e kemi kaluar kufirin dhe kemi mbërritur në Mal të Zi… kemi bërë dasëm.

Ne jemi kthyer në Kosovë, e kemi gjetur çdo gjë të shkatërruar. Në 2011 babi ka pas një sëmundje në zemër, kemi sigurar operimin në Vienë. Isha shumë e brengosur, se çfarë do ndodhë. I mori vetbesimin njeriut më të fortë që kam njohur.

Hoqa dorë nga karriera ime, se nuk ishte koha e duhur për të ndjekur muzikën. Një ditë e mora babin i thash që nuk kam vullnet për të jetuar, jam shumë e palumtur dhe mendoj që nuk ka gjë më të vështirë se ta dëgjojë një prind këtë.  Për secilin prej nesh ka shpresë. Më ka thënë që mos harro kurrë që e ke Zotin pas teje se ke për të qenë mirë. Për secilin prej nesh ka shpresë. Mundeni të transformoheni në qenien më të bukur.

Ana është pika ime e dobët, shoqja ime, është udhëtarja ime, me mua në këtë botë. Kur vjen puna te ajo e vë flakën krejt, gjithçka bëj për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA