![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/llllll_sd-800x450.jpg)
Në aksident rrugor, ku u përfshinë dy mjete, ndodhi këtë mbrëmje në fshatin Belorta në Korçë.
Një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur. Viktima u identifikua si Elvis Mizaku, 36 vjeç, nga fshati Tërovë, ndërsa të lënduarit e tjerë u dërguan në spitalin e Korçës.
Në aksident u përfshinë një makinë tip “Hyundai” dhe një tjetër tip “Volkswagen”. Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga Top Channel, përplasja ka qenë e fortë, aq sa një nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës, e shkatërruar tërësisht.
Nuk dihet shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërkohë që pritet zbardhja nga grupi hetimor.
Paraprakisht, dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i mjetit tip “Hyundai” ndërsa policia po punon për përcaktimin e plotë të dinamikës
Top Channel