![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/ssssss_sd-1-800x450.jpg)
15/02 12:15
Atalanta fiton 3-1 përballë Lazios dhe konfirmohet forcë e katërt në Serie A. Skuadra e Gasperinit regjistroi suksesin e gjashtë radhazi në kampionat në “Gewiss Stadium”.
Mario Pasalic zhbllokoi takimin, më pas Charles De Ketelaere “show”. Belgu u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe trefishoi për vendasit falë një eurogoli.
Në fund penallti për Lazion. Ndërhyrje e parregullt e Berat Gjimshitit dhe gol i Ciro Immobiles. Elseid Hysaj e ndoqi takimin nga pankina për bardhekaltrit.
Zona Champions dhe 39 pikë për Atalantën, tri mbi Bolognan dhe katër më shumë se Roma. Skuadra e Sarrit ndjek me 34 pikë./Supersport
Top Channel