Leutrim Retkoceri, shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Asamblenë Komunale të Prishtinës, njoftoi se kjo parti ka mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance më 8 shkurt nga ora 10:00, ku temë diskutimi do të jetë anulimi i vendimit të shkëmbimit të pronës komunale “Prishtina e Re” me atë private në Badoc.
“Kemi më shumë se tri orë prej që kemi filluar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit të dëmshëm për Badovc, me arsyetimin e bashkëngjitur”, tha Retkoceri.
Retkoceri theksoi se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka marrë të njëjtën inicativë për thirrjen e një seance nesër në Asamblenë Komunale të Prishtinës në lidhje me të njëjtën çështje.
“Lëvizja Vetëvendosje kishte thënë publikisht se e mbështet nëse marrin konfirmimet e nevojshme ligjore. Dhe iu qasëm në bazë të fjalëve të tyre publike për të vepruar për të mirën e përbashkët. Derisa po merrnim nënshkrimet e nevojshme në terren, pamë që LVV doli me njoftim publik për iniciativën e njëjtë. Shumë mirë. Për ne nuk ka pasur asnjëherë rëndësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njëjtë. Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit”, u shpreh Retkoceri.
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama para tri vjetësh ka pasur klientë pronarët e mbi 8 hektarësh tokë në Badoc, ku planifikohej ndërtimi i një lagjeje, por projekti u ndalua gjatë kohës sa Lumir Abdixhiku ishte ministër i Ambientit.
Në fund të muajit të kaluar, me propozim të Përparim Ramës dhe ndihmën e asamblistëve të Vetëvendosjes që bënë kuorumin, Asambleja Komunale e Prishtinës vendosi që prona në Badoc të këmbehej me një pronë tjetër në zonën “Prishtina e Re”.
Top Channel