Në një vendim me vlerë të madhe simbolike, edhe pse ajo vetë nuk i ka instrumentet për ta zbatuar atë, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës pranoi në masë të madhe trajtimin e aktakuzës që Ukrainë dorëzoi pranë saj kundër Rusisë në fillimet e agresionit të Moskës shkurtin e vitit 2022.
Pjesa e padisë që gjykatësit nuk pranuan ishte ajo se Rusia me sulmin e saj shkel konventën e OKB-së për genocidin, sepse në këtë pikë gjykata nuk e sheh veten kompetente. Duke qenë se Vladimir Putini e justifikoi sulmin ndaj vendit fqinj me pretendimet se popullsia ruse në lindje të Ukrainës është e ekspozuar ndaj “keqtrajtimeve dhe një gjenocidi nga regjimi i Kievit”, Ukraina reagoi me aktakuzën në Gjykatën Ndërkombëtare, ku hidhte poshtë me forcë pretendimet e Moskës dhe kërkonte që gjykata të vërtetojë, se Kievi nuk ka planifikuar dhe nuk ka kryer gjnocid.
Fakti që Rusia përdor akuzën e genocidit si pretekst është shkelje e konventës së OKB-së të vitit 1958, thuhet nga pala ukrainase. Që në mars 2022 Gjykata Ndërkombëtare kërkoi nga Rusia në një vendim të ndërmjetëm që të ndalë menjëherë pushtimin.
Me vendimin e së premtes hapet rruga për procedurën kryesore, e cila mund të zgjasë tre vite. Sipas ekspertëve një vendim i detyrueshëm në favor të Ukrainës do të kishte një vlerë të lartë simbolike. Megjithatë Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së nuk ka mënyra për të detyruar shtetet që të zbatojnë vendimet e saj.
Top Channel