Partizani ka barazuar në frymën e fundit kundër Egnatias në javën e 22-të të Kategorisë Superiore.
Ndeshja në kryeqytet përfundoi me rezultatin 1-1, me rrogozhinasit që dominuan takimin dhe kaluan të parët në avantazh me Spahiun në minutën e 59-të, ndërsa Suka barazoi në minutën e 90-të. Ky rezultat mban të pandryshuar diferencën prej 10 pikësh në renditje.
Teuta ndërkohë mposhti me rezultatin e pastër Skënderbeun 3-0 dhe ka rihapur plotësisht garën për mbijetesë. Golat për durrsakët u shënuan të gjithë në pjesën e parë me Dacin 18’, 47’ dhe Peposhi me penallti në minutën e 42-të.
Tirana ka marrë një fitore të vuajtur kundër Kukësit, teksa për përmbysjen 3-2 ndaj verilindorëve i është dashur dy herë “ndihma” e VAR-it, pasi u akorduan dy penallti për bardheblutë.
Vendësit kaluan të parët në avantazh me Salamin dhe më pas barazoi Latifi pas një pasigurie të portierit Tafas.
Dragoshi shënoi sërish për skuadrën e Kukësit, duke e bërë trajnerin Emiljano Çela të ëndërronte një fitore në debutim, por në minutat 69-të dhe 89-të, u akorduan 2 penallti me VAR, për skuadrën e Ahmatajt dhe në fund, 26 herë kampionët e Shqipërisë, e përmbysën rezultatin duke marrë një fitore të çmuar.
Ndeshjet sot
Kukësi-Tirana 2-3
Partizani-Egnatia 1-1
Teuta-Skënderbeu 3-0
Ndeshjet Nesër
Laci-Vllaznia 13:30
Erzeni-Dinamo 13:30
Renditja provizore
Skuadra ND Pikë
Egnatia 22 47
Partizani 22 37
Vllaznia 21 33
Tirana 22 33
Laci 21 26
Dinamo 20 25
Skënderbeu 20 25
Erzeni 21 22
Teuta 22 21
Kukësi 21 19
Top Channel