Sara dhe Ilnisa, dy banoret e Big Brother VIP 3, kanë patur një debat të ashpër sot në shtëpi, me temë “Bardhin”.

Me këngëtarin, Sara po përjeton një eksperiencë romantike brenda qëndrimit në shtëpi, por mesa duket ajo nuk preferon që ta përfshijnë në diskutimet apo debatet me banorët e tjerë.

Kështu ndodhi edhe me Ilnisën, të cilës Sara i kërkon që të mos e përmendë kur është duke folur me të, ndërsa e akuzon se ka thënë fjalë të këqija për të tek Bardhi.

Sara: S’kam ardhur me Bardhin këtu

Ilnisa: Skam ardhur unë të të lëpij ty bukën me reçel edhe me gjalp

Sara: Ça lidhje ka kjo… Je zonjë…

Ilnisa: Të thash, te ndjesitë rri te Bardhi, se është ndjesia më e pastër që ke

Sara: Po pse e përmend, mos e përmend kur ramë dakord që nuk do e përmendim

Ilnisa: Nuk fola për marrëdhënien tënde, fola për ndjesinë

Sara: S’ke asnjë të drejtë, se ke as njeriun tënd, as shok, asgjë. Më ka thënë ça flet, kur je me të flet për mua, kur je me mua më hedh kunja për atë

Ilnisa: Do t’ia them

Dea: Bardhin e fryn ti

Sara: Aty ke qenë ti? Vjen vetë dhe Ilnisa më tha kshu kshu. Si dy ndrikulla, lërini njerëzit në punën e tyre, del kjo hedh kunja, kjo tjetra pa qenë prezente shkon e flet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA