Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në autostradën Vlorë-Fier, teksa janë përplasur më njëri-tjetrin dy automjete.

Nga përplasja janë plagosur 2 persona ,të cilët janë nisur menjëherë drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Si  pasojë e aksidentit rrugor pranë fshatit Fitore, rruga u bllokua duke krijuar kështu një trafik.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë 2 të plagosurit ndodhen në ambientet spitalore nën kujdesin e mjekëve ,por jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA