“Nuk kam pasur kurrë probleme gjatë karrierës”, Januzaj kundër drejtorit sportiv: Po gënjen!

03/02/2024 09:21

Adnan Januzaj është aktualisht pjesë e Sevillas në LaLiga, mirëpo sulmuesi prej koësh ka përfunduar jashtë planeve të klubit andaluzian.

Spanjollët synonin që në merkaton e janarit të liroheshin prej 28-vjeçarit. Diçka që nuk u arrit teksa drejtori sportiv i Sevillas, Victor Orta theksoi se ish-lojtari i Manchester United nuk pranoi oferta nga Turqia, Franca apo Skocia.

Ndër të tjera, Orta akuzoi Januzajn se atij tashmë nuk i intereson më të luajë dhe të marrë minuta, por mjaftohet me kontratën që ka te Sevilla dhe që i skadon në vitin 2026. I menjëhershëm reagimi i Januzajt që në rrjetet sociale u shpreh se drejtori sportiv nuk tregoi të vërtetën pasi e vetmja arsye që nuk lëvizi nga Sevilla ishte për shkak se ofertat në janar nuk iu duken të vlefshme në aspektin sportiv.

“Nisur nga deklaratat e fundit të drejtorit sportiv të Sevilla FC, Víctor Orta, në të cilat më vë në dukje dhe më akuzon me një sërë komentesh absolutisht të pavenda, deklaroj se në asnjë rast nuk kam refuzuar të largohem nga Sevilla FC.

Po, ka pasur disa oferta, por i kam refuzuar sepse nuk i kam konsideruar si destinacionet e duhura për arsye të ndryshme. Victor Orta nuk po thotë të vërtetën dhe ai e di shumë mirë se cilat kanë qenë mendimet e mia në çdo kohë. Asnjëherë, në 11-vitet e karrierës sime profesionale, nuk kam pasur ndonjë problem.

Gjatë gjithë këtyre viteve, dhe në ekipe të ndryshme, kam treguar aftësinë time dhe një respekt të thellë për çdo klub. Akuzat e Victor Orta më duken të papërshtatshme. Dua të tregoj se mund ta kthej situatën. Këtë sezon kam luajtur 300 minuta dhe shpresoj, me më shumë mundësi, të mund të ndihmoj skuadrën dhe shokët e mi”, u shpreh Januzaj./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA