Mjeku i Kurt Cobain mburrej se kishte ‘lidhje’ me të fejuarën e legjendës, dhe se nuk duhet të kryente autopsinë (fotot)

03/02/2024 18:37

Autori amerikan Ian Halperin ka komentuar së fundi mbi vdekjen e mistershme të legjendës së muzikës ‘rock’ Kurt Cobain dhe përse mjeku ligjor duhet të kishte përjashtuar veten nga autopsia prej një konflikti të rëndë interesi.

Halperin thotë se ekzaminuesi ligjor i çështjes Dr. Nikolas Hartshorne kishte pranuar se ka pasur lidhje intime me Courtney Love, bashkëshorten e vokalistit të grupit botëror ‘Nirvana’, prandaj nuk duhet të ishte ai që të përcaktonte shkakun e vdekjes.

Halperin shton se Dr. Hartshorne – i cili vdiq në një aksident parashutizmi në Zvicër në  2002 – ishte një adhurues e Nirvana dhe i Courtney Love, që nuk kishte kualifikime dhe ekspertizë në toksikologji.

Ai tha për të përditshmen ‘U.S. Sun’ ka pranuar në një intervistë në 1996 se duhet ta kishte përjashtuar veten nga autopsia.

Zhvillimi vjen pas publikimit të javës që shkoi të një kopjeje të autopsisë së Cobain e panjohur më parë, ku thuhet se ylli i muzikës ‘vrau veten duke kthyer pushkën nga vetja’, edhe pse ndër vite shumë njerëz kanë hedhur dyshime mbi vërtetësinë e një versioni të tillë.

Në të shtohet se në urinën e Cobain u gjetën gjurmë substancash opiate dhe qetësuesish.

Por Halperin në librin e tij pretendon se në trupin e Cobain ishte gjetur një dozë heroine 70 herë më e lartë se fatalja, prandaj ai nuk mund të ishte fizikisht i aftë ta kishte vrarë veten me pushkë.

59 vjeçari kanadez ka thënë vitin e kaluar se kërkon që gruaja e tij Love të bëjë testin e makinës së të vërtetës, për të provuar se nuk ka lidhje me vdekjen e tij.

Courtney Love mohon vazhdimisht sugjerimet se është e përfshirë në vdekjen e Cobain.

Në lidhje me publikimin e fundit të autopsisë Halperin tha: “Unë isha i pari person që intervistoja mjekun ligjor deh ai pranoi se nuk duhet të ishte zgjedhur për të bërë ekzaminimin”

“Unë shkova në zyrën e tij në Seattle dhe ai tha ‘Ti je kanadez prandaj të besoj, do të jap një intervistë të plotë.’”

“Pastaj hapi dyert e zyrës ku kishte kudo postera të grupit Nirvana dhe të Courtney Love.”

“Ai pranoi se kishte pasur intimitet me Courtney dhe se kjo përbënte konflikt interesi për autopsinë.”

Në librin e tij “Vrasja e Kurt Cobain dhe fshehja e aktit” Halperin argumenton se policia në Seattle urdhërohej të mos hetonte ngjarjen si vrasje e mundshme.

Halperin tha se shpresonte që të tjera detaje të dalin në dritë për të mbështetur teorinë e tij se Cobain është vrarë dhe nuk ka kryer vetëvrasje./TheSun/

FOTO GALERI
1/4
Kreu i grupit te famshem Nirvana vdiq me 5 prill 1994

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA