Dentisti e telefonon gjatë konferencës, Klopp me shaka: Duhet të jetë shumë e rëndësishme!

03/02/2024 07:35

Konferencat e trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp janë gjithmonë interesante dhe të mbushura me momente argëtuese.

Një episod argëtues ka ndodhur sot, gjë që shkaktoi edhe të qeshura tek të pranishmit.

Në mes të pyetjeve të gazetarëve, trajnerit gjerman iu desh të ndalonte pasi e morën në celular.

Pa fshehur asgjë, me buzëqeshjen e tij të zakonshme, Klopp zbuloi se kush ishte personi që po e telefononte: “Qenka dentisti im, duhet të jetë diçka e rëndësishme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA