Mediat në Kazakistan kanë publikuar së fundmi momentet e arrestimit të një burri që ishte përpjekur të shiste veshkën e tij në rrjete ilegale të internetit.
Ministria e brendshme tha se i dyshuari kishte tentuar të shiste organin “një blerësi çfarëdo në internet”, mes të tjerave për të paguar borxhet e bixhozit që arrinin në 15 000 dollarë.
“Ai e kishte vleresuar veshkën e tij 18 mijë dollarë amerikanë dhe përpiqej ta shiste kujto që i ofronte paratenë rrjetet e errëta të internetit”.
“Autori i ofronte përdoruesve të rrjetit trupin e tij, ndërsa operacioni i heqjes së organit duhet të organizohej nga marrësi”, shtonin autoritetet, të cilët i ishin përgjigjur ofertës së jashtëligjshme online dhe i dyshuari kontaktoi.
Oficerët pretendonin të interesuar për transplantin dhe për të paguar.
‘Zyrtarët e Kokshetau, ndaluan të dyshuarin para transferimit të fondeve,’ shtonte policia.
Ne pamjet e publikuara shihen momentet e arrestimit te shkelsit.
Hetimet vijojnë per qartësimin e rrethanave.
Top Channel