Një aksident u shënua pak më parë në Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë.

Makina i ka prerë rrugën një kolone me motoristë, por për fat nuk ka pasur të lënduar. Njëri prej motorëve ka përfunduar poshtë makinës.

“Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 65 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin D. C., 33 vjeç. Të dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar për asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si edhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA