Forca të shumta zjarrfikëse reaguan dje pas një shpërthimi në një tubacion nafte në Darrouzett, Texas që shkaktoi flakë monstruoze e dëme të rënda të infrastrukturës vendore energjitike.
Zyrtarët thonin se flakët arrinin ndoshta në 200 metra lartësi teksa video nga vendngjarja tregonin flakët që dukeshin nga disa kilometra larg.
Ata shtonin se flakët e shpërthimit të mbrëmjes u vunë nën kontroll vetëm në mëngjes por nafta e rrjedhur në mjedis do të kërkojë shumë kohë për të djegur ose neutralizuar.
Mediat vendase thonin se zjarri kishte nisur në një tubacion që solli çarjen e ushqyesit kryesor të linjës energjitike, por shkaqet e sakta të ngjarjes mbeten mister dhe po hetohen. Zyrtarët thanë se nuk kishte të plagosur.
Top Channel