Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier ka shtruar shqetësimin e tij sa i përket tensioneve etnike në veri që mund të derivojnë nga rregullorja e BQK-së.
“Ne mendojmë që kjo çështje meriton më shumë konsideratë dhe gjithashtu diskutime në tavolinën e dialogut. Shqetësimet tona janë që mund të ketë tensione etnike“, tha ai.
Ka shtuar se shqetësimet janë sa i përket qytetarëve serbë.
“S’di si mund të shmanget të paktën frustrimi nga qytetarët prej implementimit të vendimit. Të marrim shembull një pensionist që merr ndihmë financiare. Është i mësuar me këtë sistem. Supozoj se ai ka shkuar në një pikë të caktuar për të marrë ndihmën. Si do ta marrë këtë përfitim ai? Çka do të ndodhë me të? Ai i moshuar mund të jetë i shokuar për këtë…. mendoj se mund të ketë tensione nga njerëzit që do të ndihen të lënë jashtë ndihmave nga të cilat varen. Askush nuk e do një gjë të tillë”, u shpreh Hovenier.
Top Channel