Prag Inter-Juventus/ Lumturohet Allegri, rikuperon një tjetër titullar

01/02/2024 18:38

Tjetër lajm i mirë për Max Allegrin në prag të supersfidës të së dielës (20:45) kundër Interit. 

Pas rikuperimeve të Federico Chiesas dhe mesfushorit Weston McKennie, bardhezinjtë do të kenë të gatshëm për duelin e rëndësishëm për titullin kampion, edhe Adrien Rabiot.

Mesfushori francez, i cili mungoi në dy ndeshjet e fundit për të problemeve në pulpë, është rikuperuar dhe sot u është bashkuar shokëve në stërvitje.

Një rikthim i rëndësishëm për teknikun Allegri, pasi Rabiot është një “shtyllë” e Juves në repartin e mesit të fushës.

Interi kryeson Serie A me 54 pikë, një më shumë se “Zonja e Vjetër”. Zikaltrit e Simone Inzaghit kanë luajtur një ndeshje më pak se rivalët kryesorë për fitimin e Serie A./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA