Kamerat e sigurisë kanë regjistruar një murator në Britani që largohej qetësisht duke fishkëllyer pasi kishte vrarë me goditje çekiçi klienten që e kishte pajtuar, prej një debati për punimet e kryera ne shtepine e saj.
Pamjet tregojnë 43 vjeçarin Peter Norgrove, nbë shtëpinë e 58 vjeçares Sharon Gordon, pasi ai e kishte lënë të vdekur në shtëpinë e saj në Dudley në Anglinë qendrore.
Në ngjarjen e rëndë të korrikut 2022 Gordon shihet që mbledh qetësisht veglat e tij dhe më pas largohet me pantallonat e gjakosura.
Më herët kamera në hyrjen e shtëpisë kishte kapur zërat e ulërimave të viktimës, para se autori të dilte drejt makinës së tij.
Më vonë policia zbuloi rrobat e tij të gjakosura në një karrocë pune si dhe armën e krimit të fshehur në shtëpinë e nënës së autorit.
Norgove ka pranuar vrasjen në gjykatën e Wolverhampton dhe u dënua sot me burgim të përjetshëm me një minimum prej 15 vitesh prapa hekurave.
Në gjykatë u tha se ai e njihte viktimën prej miqve të përbashkët dhe kishin rënë dakord të kryente punime në kopshtin e saj, por bija e viktimës Norgrove tha se ai kishte vepruar si një “ujk me veshje deleje”.
Ajo shtonte se autori kishte gënjyer vazhdimisht për punën e tij dhe e kishte zgjatur atë në 15 muaj në vend të 15 javëve që kishin rënë dakord.
Ajo shtonte: “Ai mori paratë paradhënie për një zgjerim që duhet të kryente, besoj rreth 30,000 paundë. Kjo i shkaktonte nënës time shumë stres dhe ankth, të cilat ajo i kishte mbajtur shënim”.
Më 21 korrik miq e familjarë të shqetësuar shkuan në shtëpinë e gruas ku e gjetën të vdekur pranë shkallëve, me plagë të rënda në kokë të shkaktuara një ditë më parë.
Inspektori i policisë Damian Forrest, tha në gjyq: “Duket se ka pasur mosmarrëveshje për punimet e kryera në shtëpinë e viktimës, të cilat u përshkallëzuan në dhunë. Jam i kënaqur që i akuzuari ka pranuar fajin duke i kursyer të tjera vuajtje familjarëve të së ndjerës Gordon”. //The Sun//
Top Channel