Vëllai i Madh u ka dhënë një tjetër sfidë banorëve, këtë herë ata do të qëndrojnë të lidhur me letër celofoni, çift.
Erjola, si liderë e shtëpisë, ka ndarë në çifte banorët e Big Brother VIP, por që u shoqërua me pakënaqësi nga këta të fundit.
Përpara startimit të lojës Roza ka qëndruar në living me Gracianon, Fatjonin, Dean, Gazin dhe Olsin.
Roza u shpreh se fakti që ajo është në lojë çift me Ledionën, situata do të jetë shumë e vështirë.
Kjo vjen pasi dyshja ka pasur debate të shumta më njëra-tjetrën për situata të ndryshme në shtëpi.
Roza: Unë me Ledionën, fundi!
Fationi: Këto të dyja do ta prishin lojën.
Roza: O zemra ime, nuk e besoj.
Çiftet do të qëndrojnë minimumi 3 orë të lidhur me letër plastike, ndërsa në qoftë se njëri prej tyre nuk e realizon kushtin e përcaktuar rrjedhimisht humbin të gjithë.
Ata do të kenë edhe duart të lidhura, e për këtë nuk do të munden t’i përdorin dot.
Por nga ana tjetër çifti që reziston më shumë nga të gjithë do të fitojë 2000 euro shpërblim.
Top Channel