I armatosuri mban peng punonjësit në një fabrikë në Stamboll! Akti në shenjë proteste për luftën në Gaza

01/02/2024 18:21
Policia turke jashte vendngjarjes

Një person i armatosur në Stamboll të Turqisë ka marrë peng një numër të paspecifikuar njerëzish në një fabrikë të kompanisë së mallrave të konsumit Procter & Gamble, raporton rrjeti AFP duke cituar burime të policisë. Personi besohet se po bën veprimin në formë proteste ndaj Izraelit dhe konfliktit brutal në Gaza.

Impjanti ndodhet në periferinë lindore të qytetit dhe zyrtarët nuk kanë specifikuar ende numrin e saktë të pengjeve.

Sipas një sindikate të industrisë së fasonerisë, ishin të paktën shtatë njerëz që po mbahen peng, ndërsa raprotohet se kishte liruar pjesën tjetër të punonjësve që ndodheshin aty.

Disa media turke tregonin sulmuesin e dyshuar që mbante një armë në dorë dhe veshur atë që dukej si një jelek vetëvrasësi të mbërthyer në gjoks.

Situata e tensionuar vazhdon.

Në konfliktin në Gaza, Hamas thotë se 27,000 palestinezë janë vrarë nga bombardimet dhe sulmet e ushtrisë izraelite në katër muaj konflikt.

FOTO GALERI
2/3
Personi besohet se po bën veprimin në formë proteste ndaj Izraelit dhe konfliktit brutal në Gaza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA