Hakërohet faqja e INSTAT, grupi i hakerave iranianë publikon të dhëna sensitive të punonjësve të administratës

01/02/2024 11:15

Faqja e INSTAT ( Instituti Shqiptar i Statistikave), ka rënë pre e hakerave iranianë “Homeland Justice”.

Ky grup e ka njoftuar në rrjetet sociale, ku shprehen se kanë bërë të mundur hakërimin e faqes së webit të INSTAT.

Kjo faqe nuk është më e aksesueshme për qytetarët kur e kërkojnë në Google.

Nga fotot duke se janë marrë të dhëna sensitive siç është numri i llogarive bankare të punonjësve të administratës. Kane publikuar nr personal, emër, mbiemër, nr tel, adrese e-maili, adrese banimi, IBAN.

 

Top Channel