Një incident në kuzhinë e BBV3 bëri që Erjola të shpërthejë në lot dhe të shprehet se ka njerëz që duan t’i bëjnë keq.
Në një gjendje të rënduar emocionale, moderatorja u shpreh se disa herë është ndjerë aq keq brenda shtëpisë, sa i merrej fryma. “Ka njerëz që duan të më bëjnë keq, edhe gjatë spektaklit ndihesha sikur po mbytesha”, u shpreh ajo. Gjithashtu Erjola tha se mund të jetë nën ndikimin e magjisë së zezë. Ilnisa i qëndroi pranë dhe nëpërmjet një rituali me kripë tentoi të heqë energjinë e keqe. Edhe banorët e tjerë u përpoqën të qetësojnë Erjolën.
Për këtë incident ka reaguar ish-banorja e BBV2, Kejvina Kthjella, e cila shprehet se është një gjë e ulët ata që tallen me një situatë të tillë.
“Për çdo njeri që tallet me këtë situatë është njeriu më i shpifur edhe më i ulët që ekziston. Këto pamje as nuk duhet të dalin në televizor dhe as të përdoret gjendja emocionale e njeriut deri në këtë pikë për shoën tuaj. Dojeni njëri-tjetrin mbani afër njerëzit kur kalojnë pikërisht këto situata. Fund të ditës para se të jenë personazhe publiku janë njerëz. Jemi gjithashtu njësoj. Gjithë kalojnë trauma, episode të tilla, probleme etj etj”, shprehet Kejvina.
Top Channel