Një shaka e Lisit dhe Romeos, i ktheu disa banorë kundra tyre, duke shkaktuar debate të rënda.
Një ndër ta ishte edhe Erjola, e cila tha se nuk e pranon dot faktin se si mund të bëhet shaka me babain e Elvisit, i cili ishte i sëmurë dhe ka qarë për të kur u fut në shtëpi.
Banorja, me tone të ashpra, iu drejtua duke i thënë se bën çdo gjë për vëmendje, ndërsa e etiketoi si të parin e kopshtit zoologjik.
Erjola: Unë kam qenë një ndër të vetmet kur ka ardhur babi i Lisit,
Romeo: Pse po e përdor, po ta thotë djali i babit (i drejtohet Lisit)
Erjola: S’kam ngel me u marrë me ty, ik se e dimë të gjithë se me kë merresh t’i për t’u njohur
Romeo: Me kë merrem unë, o yll i bukur, o zemër me kë merrem
Erjola: Mos më thuaj mua zemra
Romeo: U mërzite ti, o zemra vogël, më kë merrem unë jashtë je aq ‘bobe’ sa ta thuash?
Erjola: Mu drejto me emër mbiemër
Romeo: Zemra vogël, shpirti vogël
Erjola: Zemra vogël thuaj noj tjetri, emër mbiemër me mua. Kshu tingëllon se kshu është kur merresh me kopshtin zoologjik, po ti je kotele
Romeo: Lëre se na dha vlera, kush është i pari i kopshtit zoologjik.. luani?
Top Channel