Historia mes Juventusit dhe Leonardo Bonuçit nuk do të përfundojë në gjykatë.
Pas lamtumirës ‘të detyrueshme’ verën e kaluar, megjithë një vit tjetër në kontratën e tij (bardhezinjtë e kishin informuar për përjashtimin e tyre nga projekti në rast të qëndrimit të tij), dhe një zhgënjim të pa fshehur kurrë nga 36-vjeçari tani te Fenerbahce, pjesët janë duke u bashkuar përsëri.
Në fakt, mbrojtësi i qendrës ka hequr dorë nga apelimi i arbitrazhit kundër ekipit bardhezi, i cili cilët, sipas futbollistit, ishte fajtor se e kishin nxjerrë në mënyrë të padrejtë jashtë skuadrës. Për këtë arsye mes Juventusit dhe Bonuçit u rikthye paqja.
Ky është shënimi i shkurtër, por domethënës, i publikuar nga Zonja e Vjetër dhe i shpërndarë nga mbrojtësi në Instagram: “Z. Leonardo Bonuçi ka hequr dorë nga ankimi i arbitrazhit kundër Juventus FC. Juventus dhe Leonardo Bonuçi njoftojnë me kënaqësi të plotë mbylljen e kësaj çështjeje, duke lënë të paprekur rrugën dhe marrëdhënien fitimtare të ndërtuar ndër vite”.
Mes ulje-ngritjeve të shumta, historia mes Juventusit dhe Leonardo Bonuçit ishte gjithçka: ardhja nga Bari, një ngritje e ngadaltë për t’u bërë një shtyllë e mbrojtjes e plotësuar me shiritin e kapitenit. Më pas kthesa, pra ndarja me Allegrin që e dërgon në tribunë me rastin e Porto-Juventusit në Champions League. Skena e qendërmbrojtësit të ulur në stol është ikonë. Ishte viti 2017: disa muaj më vonë ai u transferua në Milano, ku u prit si mbret.
Por gjërat nuk po shkonin mirë, projekti kinez te kuqezinjtë nuk mori hov. Prandaj zgjodhi për t’u rikthyer në Torino, por nuk do të ishte kurrë si më parë. Për një vit e gjen sërish Allegrin, pastaj Sarrin me të cilin nuk do të ketë kurrë marrëdhënie të shkëlqyera, përkundrazi. Fillimi i një rënieje të ngadaltë ishte i pashmangshëm: hapësira zvogëlohet, ai nuk do ta shihte kurrë shiritin e kapitenit. ‘Tradhtia’, pra kalimi në Milano në vitet e kaluara, rëndon shumë: në këtë aspekt Allegri, nuk bën përjashtime. Në sezonin e fundit ka më shumë ndeshje në stol me Juventusin teksa vetë trajneri e fton të varë këpucët si lojtar i Juventusit. Asgjë për të bërë, Bonuçi zgjedh Union Berlin dhe thotë lamtumirë, duke kërcënuar një apel arbitrazhi pasi mbeti jashtë skuadrës. Deri në ditët e sotme kur rruga drejt paqes shton mundësinë për një rikthim të mundshëm te Juventus si menaxher.
Top Channel