Bardhi në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve”: SHBA, aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale

01/02/2024 15:49

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, shpërndau në rrjetet sociale momente nga ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit në SHBA.

Duke folur për ceremoninë ku morën pjesë disa ligjvënës shqiptar, Bardhi shkruan se u takua me pjesëmarrës nga 127 shtete dhe thekson se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë i përjetshëm”.

“Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politik, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë. Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës“, shkruan Bardhi.

Top Channel