U kap në makinë me Alket Rizain në 2021, detaje nga arrestimi i Ralf Farukut në Greqi: Vendosi eksploziv në Smart, mbeti i vdekur një person

31/01/2024 11:28

Policia Greke ka arrestuar shtetasin Shqiptar Ralf Faruku 48 vjeç nën akuzën e një vrasje dhe një plagosje të ndodhur në vitin 2014.

Sipas policisë Greke, Faruku u arrestua mbrëmjen e së martës në aeroportin e Athinës. Ai ishte vënë në kërkim për akuzën e vrasjes së Aleks Maksim Rapo dhe plagosjen e Maria Shkëlqim Lamja.

Ngjarja ndodhi në kilometrin e 50 të aksit që lidh aerodromin me qendrën e Athinës.

Viktimat ndodheshin në automjetin e markës Smart me targë IMT 2460 në kohën që një sasi eksplozivi shpërtheu duke e lënë të vdekur në vend Rapon dhe plagosi rëndë Maria Lamjan.

Vlen të përmendet se autori i dyshuar i kësaj ngjarje Ralf Faruku u kap gjatë një kontrolli rutinë në Lamia teksa ndodhej në një makinë me të dënuarin e famshëm të burgjeve greke, Alket Rizai.

Sipas policisë lokale, një patrullë e ndërhyrjes së shpejtë ndaloi për një kontroll për masat anti-Covid, një automjet me xhama të errët, dhe me habi u konstatua se në bordin e automjetit ndodhej Alket Rizai i cili kishte marrë leje disa ditore nga burgu i Dhomokos ku kryen dënimin. Së bashku me të ishte Ralf Faruku dhe një shtetas grek, edhe ai person shumë i njohur  në botën e krimit në Greqi.

Pasi u gjetën pa maska, të tre personat u gjobitën 300 euro secili për shkelje të rregullave të Covid-19, dhe në vazhdim u verifikuan të dhënat personale të tyre në sistemin e policisë greke. Prej verifikimit,u gjet se Farruku ishte në kërkim për disa akte të dhunshme, si vrasje, plagosje dhe gjobëvënie.

Në vazhdim Faruku ishte deportuar nga Greqia pasi ndaj tij nuk kishte prova të mjaftueshme për implikimin në ekzekutimin e Rapos.

Në atë periudhë Faruku kishte mohuar akuzat, çka sërish bëri sapo u ndalua prej autoriteteve një natë më parë.

Ai do të dërgohet në gjykatë për t’u njohur me provat e reja në ngarkim të tij lidhur ngjarjen e vitit 2014.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA