Komenti i puntatës së shkuar në Big Brother VIP “të shkon më shumë të buzëqeshësh se sa të hapësh gojën”, nga Roza drejtuar Rozës ishte shkak që dy banoret patën konflikte dhe debate këto ditë qëndrimi.
Roza e quan Heidin një vajzë e cila u bë e famshme në“Grande Fratello” sepse u njoh me një burrë.
“Nuk kam çfarë të komentojë sepse në të njëjtën natë është rasti i dytë që hidhet baltë ndaj vajzave duke i konsideruar të përdala. Për mua, kjo situatë është totalisht e ulët, ashtu sikurse është edhe Roza me provokime. Unë sa hyra dhe debati i parë që kemi pasur ka qenë pikërisht për aludimet, këto gjëra… Mua e vetmja gjë që më vjen keq është çfarë del jashtë…”, thotë Heidi, ndërkohë që përlotet.
Pasi Heidi u prek, Romeo reagon ashpër, duke i kërkuar që të mos përlotet, pasi Roza këtë kërkon.
Romeo: Këtë do ta arrijë, thjesht mos e bëj që ta arrijë, hajde Babo sa më shpejt
Heidi: Sa i përket marrëdhënies me Romeon, unë thjesht e kam xhan dhe jam mirë. Nuk është se do të përdor njerëz
Romeo: Nuk është e ulët, është e keqe. Bëra ç’mos që të ishte pjesë e ekipit dhe e shoh këtu që më drejtohet mua, është njeri i keq. Ne të japim mundësi, ti e shëmtohesh akoma.
Roza: O Romi, prit një sekond sepse nuk është pjesa jote kjo.
Heidi: E ke përmendur, ndërkohë që nuk është fare e vërtetë…
Roza: Po ik ore, ec o Romeo, kujdes kur flet
Top Channel