“Nuk e shpëtova dot”, Juli flet për vdekjen e të atit: S’merrte dot frymë, batuta e fundit që më tha ishte…
31/01/2024 14:53
Jul Deda ka folur për herë të parë për vdekjen e të atit me banorët e BBV3.
Ai shprehet se është e vështirë të shohësh prindin të ikë dhe nuk ke asnjë fuqi për të bërë diçka. Juli shihet i prekur për humbjen e të atit ndërkohë që tregon një nga bisedat e fundit që ka bërë ai dhe i vëllai me të atin.
“Qenka shumë e vështirë të shikosh prindin të iki dhe nuk ke se çfarë t’i bësh më. Ditën e parafundit më tha mua dhe Marios: A po më jepni pak frymë mor burrë’, se s’merrte dot frymë kishte arritur lart shumë. Merrte frymë një herë në 20 sekonda. E tha edhe një batutë në fund’, edhe i thashë: Po ça të bëj o babi hape gojën të jap unë”, u shpreh Juli.
Top Channel