Ilnisa ka shprehur vazhdimisht xhelozi gjatë ditëve të fundit në shtëpi për afrimitetin mes Rikes dhe Meritonit.

Madje, në nerva e sipër, gazetarja e pyeti moderatorin se përse kërceu “me atë që ka kërcyer gjithë rruzulli”.

Në një sqarim të bërë gjatë Prime-t, Ilnisa shpjegoi se deklarata e saj ishte pasi Rike “është vajzë që udhëton shumë”, por Arbër Hajdari dhe Ledion Liço “dënoi” komentin e saj.

Arbri: Ti po thua që të bëhem unë budalla? Nuk e bëj dot, për mua ke bërë gabim. Kam një pyetje për Riken dhe Meritonin, çfarë raporti keni ju

Rike: Meritoni është shok i njeriut tim të zemrës

Arbri: Unë nuk e kuptoj raportin shoqëror me gjithë këto të puthura

Ilnisa: Është një binom i çuditshëm ky

Meritoni: Të njëjtin raport që kishte me Romeon, që doli para një jave

Arbër: Me të nuk ke ndenjur kokë poshtë

Rike: Ishim në kazermë dhe kishim shumë ftohtë

Arbër: më është dukur pak më shumë se dashuri

Rike: Pse s’dalin videot ku rri te krevati i Vesës dhe përkëdhelem

Liço: Jam i bindur që dikush tjetër nëse do të të thoshte të njëjtën gjë, do mërziteshe

Rike: Ilnisa je e ligë!

Rike e cilësoi Ilnisën xheloze, ndërsa gazetarja kundërshtoi.

Rike: Më vjen keq që Ilnisa është xheloze ndaj meje. E kam vetëm shok Meritonin

Ilnisa: Fut spicat

Rike: Ti të kesh turp. Je duke plasur nga inati, po ishalla të merr

Ilnisa: Fol mirë, se nuk tregon gjë post kulturës që ke

Rike: Xhelozia jote të bën për të qeshur

Rike: Unë në këtë shtëpi jam shoqe me të gjithë, përveç Ilnisës, sepse është xheloze. Ka një xheloze, e vuan shumë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA