26/12 20:57
Liria e Prizrenit ndahet nga trajneri Mirsad Jonuz për shkak të rezultateve të dobëta.
Mesditën e së mërkurës, me marrëveshje të dyanshme, klubi i Prizrenit dhe trajneri nga Maqedonia e Veriut kanë ndërprerë bashkëpunimin.
“Liria sot ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme. Trajnerin e falënderojmë për punën dhe i urojmë suksese”, ka thënë Valon Osmani, kryetar i Lirisë.
Liria – lexohet në njoftim – shpejt do të zyrtarizojë trajnerin e ri, që do t’i prijë skuadrës në edicionin pranveror.
Kujtojmë që Mirsad Jonuz është një emër i njohur për futbollin shqiptar pasi gjatë sezonit 2019-2020 (17 korrik – 21 maj) ka drejtuar në 29 ndeshje të Superiores Vllazninë e Shkodrës.
Top Channel