Atletika përjashton Luiza Gegën! Kampionia flet për Top Channel: Zgjedhjet në federatë po manipulohen, duan ta marrin fitoren në tavolinë
26/11 12:38
Ish-mesfushori i Skënderbeut, Agon Elezi bën një hap të madh në karrierë, duke firmosur me klubin e Bochum-it, bën me dije “SuperSport”.
22-vjeçari që së fundmi ka qenë pjesë e NK Varazdin në kampionatin kroat, tashmë do të kalojë në një prej elitave europiane, në Bundesliga.
Kur ka qenë me moshat Elezi ka luajtur për Shkupi Youth në Maqedoninë e Veriut dhe SM Caen U19 në Francë, teksa në futbollin profesionist, ai ka luajtur për Vëllazërimin në Maqedoni, Skënderbeun në Shqipëri dhe për NK Varazdin në Kroaci.
Kalimi në Bundesliga është një hap i madh për mesfushorin shqiptar, ndërsa aktualisht Bochum renditet në vend të 14-të me 20 pikë.
Top Channel