Rike Roçi është shprehur se nuk ka asgjë mes saj dhe Meritonit dhe se ata të dy janë vetëm shokë.
I pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga opinionisti Arbër Hajdari, Rike theksoi se Meritoni njeh njeriun e saj të zemrës dhe tashmë që kjo gjë u sqarua “Ilnisa mund t’i futet në krevat sa herë të dojë”.
Arbri: Rike dhe Meriton, a mund të më thoni se çfarë raporti keni?
Rike: Meritoni njeh njeriun e zemrës time, e ka shok. Kjo është arsyeja. Tani Ilnisa mund t’i futesh Meritonit në krevat sa herë të duash.
Arbri: Ti je e lidhur?
Rike: Jo, nuk jam e lidhur por thjesht në një njohje që e kam përzemër.
Arbri: Domethënë jeni shok?
Rike: Me Meritonin? Po, patjetër.
Arbri: Atëherë nuk e kuptoj këtë raportin shoqëror që ju keni, me gjithë këto të puthura. E kam të vështirë. Ndoshta unë jam ndryshe, por kam parë lëvizje që më janë dukur tepër provokuese.
Rike: Jo, fare. Edhe unë do të vazhdoj ta përqafojë ashtu Meritonin sepse ashtu e ndjejë.
Ledioni: Rike, ka përqafime dhe përqafime. Ato përqafimet aty…
Meritoni: Të njëjtin raport që ka pasur me Romeon, që u kanë dalë video para një jave.
Rike: E kam këtë raport akoma.
Ilnisa: E di se çfarë je e gatshme të bësh…
Rike: Ti nuk ke qenë te kazerma prandaj e thua.
Ilnisa: Nuk është e nevojshme, pash mjaftueshëm.
Rike: E di që po plas nga xhelozia, por nuk ta ndalojë dot moj motër. Sa i përket asaj situatës, ne kemi qenë te kazerma. Kemi pasur shumë ftohtë, duhet të bënim roje jashtë, ngrohëset nuk na kapnin dhe unë po vdisja…
Ilnisa: Ti vdes çdo natë moj goce…
Arbri: Të lutem mos më keqkupto. Edhe ti po të jesh në vendin tim dhe të shohësh situate me puthje përqafime, dy njerëz që… Më është dukur sikur ka diçka më tepër.
Rike: Jo, jo. Është thjesht një keqkuptim.
Top Channel