Gazment Bardhi në Departamentin e Shtetit, takim me Escobar: SHBA mbetet aleati ynë kyç! Shqiptarët, me fat që i kanë në krah

31/01/2024 17:26

Deputeti Gazment Bardhi, ka postuar një foto në Departamentin e Shtetit amerikan, aty ku u takua me Gabriel Escobar, të dërguarin për Ballkanin Perëndimor.

“Në Departamentin e Shtetit. Gjatë vizitës në Washigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar”, shkruan Bardhi, në Facebook.

SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah, thotë Bardhi, duke shtuar se “Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standarteve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.”

Top Channel