Publikohen formacionet e Liverpool-Chelsea, supersfida e javës së 22-të në Premier League.
Trajneri i “Bluve të Londrës”, Mauricio Pochettino ka zgjedhur të mos i dhurojë një fanellë titullari Armando Brojës, i cili do e nisë ndeshjen nga pankina.
Cole Palmer do të jetë në majë të sulmit të Chelseat, me 20-vjeçarin që do të mbështetet nga treshja Sterling-Gallagher-Madueke.
Ndërkohë, The Reds, skuadra që kryeson kampionatin anglez, rreshtohet me skemën klasike 4-3-3. Jurgen Klopp u ka besuar latinëve Diaz dhe Nunez nga krahët e sulmit
Dhe në qendër të repartit ofensiv do të jetë portugezi Diogo Jota. Liverpooli do të tentojë fitoren përballë Chelseat, rival të cilin nuk e ka mundur në tri ndeshjet e fundit në mitikun Anfield./SuperSport
Top Channel