Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara pritet të jap një vendim këtë të mërkurë për padinë e bërë nga Ukraina e cila akuzon Rusinë për “Financim të terrorizmit” dhe “Diskriminim racor” për rastin e Krimesë.
Kievi pretendon se Moska mbështeti separatistët pro-rus në Lindje të Ukrainës që pas rastit të Krimesë i hapi rruge dhe pushtimit të plotë të vendit.
Përmes kësaj padie Ukraina kërkon nga Rusia që të kompensojë të gjithë civilët që i përfshiu në konflikt si dhe viktimat e fluturimit Malaysia Airline. Avion i cili u rrëzua në Lindje të Ukrainës.
Rasti në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë u ngrit para vitit 2022, ndërsa Moska akuzohet dhe për diskriminim racor në Krime. Akuza këto që janë hedhur poshtë nga Rusia e cila i cilëson gënjeshtra.
Ndërkohë nga ana tjetër, Kievi vijon të këmbëngul se “Duke filluar nga 2014, Rusia pushtoi në mënyrë të paligjshme Krimenë dhe më pas u përfshi në një fushatë të spastrimit kulturor, duke shënjestruar ukrainasit etnikë dhe tatarët e Krimesë”.
Ky rast ka nisur të gjykohet në vitin 2017. Ndërkohë vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet. Por ky organ gjyqësor ka pak fuqi që të detyrojë zbatimin e verdikteve të dhëna.
Top Channel