Ekskluzive/ Flet Lara Gut-Behrami, skiatorja e Zvicrës rrëfen lidhjet e saj shqiptare

31/01/2024 12:28

Shqipëria do të duhet të presë edhe shumë për të patur një shqiptaer apo shqiptare të mirëfilltëp që do të mund t’i bëjë edhe më krenarë në ngritjen e flamurit kuqezi në sport në sportin e Skive.

Nëse Lara Kolturi është italiane me pasaportë shqiptare që garon oër venditn tone, një tjetër gjysmëshqiptare por në nivelin më të lartë të sportit botëror të skive është gjysmëshqiptare. Quhet Lara Gud Berhami, bashkëshortja e futbollistit shqiptarë që dikur u aktivizua me përfaqësuesen e Zvicrës, Valon Berhami.

Lara është Zvicra dhe mban mbi 30 podiume botërore, ashtu si medalje olimpike të arta dhe të bronxëta. Ndërkohë në garëm e djeshme ajo u shpall edhe Mbretëresha e Kronplatz. Për herë të parë një sportiste e këtij niveli në një intervistë për Top Channel tregon lidhjen e saj me Shqipërinë dhe për sportin e skive.

“Jam e kënaqur ishte një garë shumë e bukur, dhe jam e kënaqur për mënyrpën se si po bpj ski, ndoshta këto të fundit janë ndër vitet më të mira të karrierës. Do të jetë mjaft mirë për të gjithë që të kemi pak pushim, megjithatë e shijova këtë garë”, tha Lara Gud Berhami-kampione olimpike dhe e botës në ski.

-Po garën e Lara Kolturit e ndoqe, si mendon për një skiatore kaq të re që garon me ju?

“Për fat të keq nuk e pash dot garën e saj, plus që unë nuk jam dhe aq e zonja të flas për të tjerët. Por është e admirueshme që ka kaq të reja që garojnë në këtë sport, sepse kjo jetë mes maleve dhe me këtë lloj sporti nuk është aspak e thejshtë. I vlerësoj shumë vajzat e reja që janë 10-12 vite më të reja se unë dhe bëjnë këtë sport, sepse në kohët e sotme ka shumë rrugëzgjidhje më të thjeshta, për të jetuar se sa jeta e të marurit me sport. Duhet ti heqim kapellen të rejave dhe të rinjve që vendosin të sakrifikojnë kohën e tyre duke u marrë me sport”.

-Ju e dini besoj se kur shohim klasifikimin e skive edhe ne shqiptarët, mendojme se kemi një që na përfaqëson nga mbiemri juaj?

“Sigurish që ta mendoni ashtu, unë jam krenare që mbaj mbiemrin Berhami, jam krenare që kam një familje kaq të mire si kjo e imja bashkë me Valonin, sigurisht unë nuk kam gjak shqiparë, por fëmijët tone padyshim. E di që kam shumë shqiptarë që më ndjekin. Vjehrri im ka vëllezërit në Kosovë, Valoni ka kushërinj të tjerë që jetojnë në Prishtinë. Nëpërmjet këtyre pak nga sporti I skive sidomos kur është olimpiada ka mbërritur në Shqipëri dhe Kosovë. Nuk kam qenë asnjëherë por besoj shumë shpejt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA