Do të shkëmbenin lëndën narkotike në parkingun e qendrës tregtare, kush janë të rinjtë që u vunë në pranga (Foto)

31/01/2024 10:47

Është zbuluar identiteti i katër të rinjve të cilët u vunë në pranga, pasi iu gjetën 16.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe 90 gr kokainë.

Në foto tregohen të rinjtë, tashmë të vënë në pranga, pas aksionit policor në parkingun e një qendre tregtare Tiranë. Në pranga u vunë katër persona, Haziz Zylfa, Vladimir Kani, Demokrat Dylgjeri dhe Hyrxher Mete.

Haziz Zylfa

Vladimir Kani

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se lënda narkotike dyshohet se ishte kultivuar dhe përpunuar në Fushë-Krujë nga Haziz Zylfa dhe Vladimir Kani.

Demokrat Dylgjeri

Hyrxher Mete

Me ndërmjetësimin e Demokrat Dylgjerit nga Elbasani, droga sillej në Tiranë, ku do t’i shitej Hyrxher Metës nga Korça.

Vlera e drogës llogaritet rreth 16 mije euro. Shkëmbimi ishte lënë për tu kryer në parkingun e një qendre tregtare, ku droga, që nga të arrestuarit emërtohej “pakoja”, do të futej në një furgon dhe do të transportohej në Korçë ku dyshohet se Mete do ta shpërndante.

Gjatë kontrollit të banesës së tij në Korçe policia gjeti edhe 90 gram kokaine të ndarë në doza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA