Cardinale: Të jesh pronar i Milanit është një stres që nuk e kisha përjetuar më parë!

31/01/2024 09:05

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka dhënë një intervistë për mediet italiane, ku ka folur për faktin e të pasurit një klub të këtij niveli në botën e futbollit.

Së pari ai theksoi se kushdo që dëshiron të blej një klub së pari duhet të lexoj se çfarë shkruhet e thuhet për të.

“Për blerjen e çdo lloj kompanie tjetër, përpara se të bëni një ofertë bëni kujdesin e duhur. Nëse blini një ekip sportiv, hidhni një sy shifrave dhe çfarë shkruhet në Gazeta. Ato thjesht ia vlejnë atë që dikush ta dijë për çfarë është i gatshëm të paguajë”-u shpreh numri një i klubit “kuqezi”.

Më tej, duke folur për statistikat e skuadrës, Cardinale deklaroi se e stresojnë në një mënyrë që nuk e kishte përjetuar më parë.

 “Më streson, nëse jam i sinqertë, në një mënyrë që nuk e kam ndjerë kurrë më parë”, shtoi ndër të tjera ai./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA