U shpartalluan nga komandot izraelite të veshur si palestinezë! Hamasi premton hakmarrje për sulmin në Jenin

30/01/2024 11:00

Hamasi ka konfirmuar vdekjen e tre luftëtarëve nga një sulm izraelit në Jenin.

Viktimat, njëri anëtar i Hamasit dhe dy të tjerët pjesë e grupeve të rreshtuara, u vranë gjatë një plani të detajuar të komandove të IDF-së, të cilët të veshur si palestinezë kanë ndërhyrë në spitalin Ibn Sina në Jenin.

Përmes një deklarate, Hamasi konfirmoi se një nga viktimat ishte Mohammed Jalamneh, objektivi i bastisjes së Izraelit, dhe dy të tjerët Muhammad Ayman al Ghazawi (një nga themeluesit e brigadës Jenin të Xhihadit Islamik Palestinez) dhe Basil Ayman al Ghazawi.

Hamasi pretendoi se një nga luftëtarët u vra “në shtratin e tij të sëmurë” pasi akuzoi Izraelin për krime lufte.

“Le të pohojmë se ky krim nuk do të mbetet pa përgjigje dhe se rezistenca që i premtoi popullit tonë në xhihad derisa pushtimi të mposhtet dhe të rikthehen të drejtat e plota, ne nuk do të frikësohemi nga atentatet apo do të dobësohemi nga krimet e armiqve frikacakë”, përfundon deklarata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA