Parisi njofton ‘kontrolle për ushqimet e huaja’, për të qetësuar protestën e fermerëve francezë

30/01/2024 18:34

Prej dy javësh fermerët protestojnë në Francë për neglizhencën dhe mungesën e mbështetjes së qeverisë ndaj prodhimit të tyre dhe favorizimit të ushqimeve të huaja.

Sot kryeministri i ri tha se do të vendosen kontrolle ndaj ushqimeve të importit për të garantuar “konkurrencë të drejtë” që është një nga kërkesat e fermerëve protestues.

Ndërkohë prej ditësh protesta e fermerëve ka ardhur duke u zgjeruar me bllokime të shumta rrugësh e autostradash nga autokolonat e traktorëve dhe fermerëve, që refuzojnë reduktimin e subvencioneve dhe masave të tjera kufizuese ndaj bujqësisë nga qeveria.

Kryeministri Attal tha sot në parlament se “qëllimi është i qartë, garantimi konkurrencës së drejtë, veçanërisht që rregullat e aplikuara ndaj fermerëve francezë të aplikohen dhe ndaj produkteve të huaja”.

Ai shtoi se do të kishte gjoba ndaj prodhuesve që nuk zbatonin rregullat, për të siguruar një pjesë të drejtë të të ardhurave për fermerët vendas.

Sot fermerët protestues vijonin barrikadat rreth Parisit, teksa qeveria përpiqet të qetësojë zemërimin e tyre dhe ankesat se qeveria po përpiqet t’i nxjerrë jashtë aktiviteti.

Attal mbronte sektorin bujqësor të vendit në fjalimin e tij të parë madhor në parlament duke quajtur bujqësinë “forca e krenaria jonë, jo vetëm sepse na ushqen por sepse është themeli i identitetit e traditës tonë”.

FOTO GALERI
1/4
Protesta sot ne Jossigny, ne lindje te Parisit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA